Në ditën e 99-të të protestave antiqeveritare në Bullgari para “Kryengritjes së Madhe Popullore – 5” dorëheqja e Kryeministrit dhe e Kryeprokurorit u kërkua edhe nga studentët. Ata u mblodhën para Rektoratit të Universitetit të Sofjes dhe protestuan kundër shpërbërës së sistemit gjyqësor, transmetoi BNR.
Pa tension kaloi mbrëmja e 98 e protestave antiqeveritare. Gjatë ditës shoqata civile “Drejtësi për të gjithë” zhvilloi një aksion të protestës para Pallatit Gjyqësor, ndërsa lideri i partisë “Po Bullgaria” dhe ish ministër i drejtësisë Hristo Ivanov kërkoi dorëheqjen jo vetëm të kryeprokurorit por edhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili refuzoi të shqyrtojë kërkesën e Bashkimit të Gjyqtarëve për largimin e Geshevit.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..