Për stinën dimërore do të shpresojmë krejtësisht tek turistët bullgarë, deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar kryetari i Asociacionit Bullgar të Lokaleve Riçard Alibegov.
Pritet që të vijnë turistë nga Rumania dhe Izraeli. Bullgarët treguan se i pëlqejnë vendpushimet tona. Ne pamë se çfarë ndodhi verën. Në jug të Burgasit ishte plotë njerëz deri më 15-20 shtator. Duke pasur parasysh situatën jashtë shtetit ka pak të ngjarë që nga atje të vijnë turistë.
Turisti bullar do ta shpëtojë sektorin, ishte kategorik Riçard Alibegov. Sipas fjalëve të tij pronarët e restoranteve kanë marrë sigurimin e Ministrit të Shëndetësisë se lokalet nuk do të mbyllen, por duhet të shtrëngohet kontrolli dhe të kontrollohet respektimi i masave kundër koronavirusit.Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..
Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet..
Deri më 2 shkurt, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gjuetisë "Jagd & Hund" në Dortmund të Gjermanisë, Bullgaria do të prezantohet me një rekord botëror..