Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru Baglar” /sot Lozenec/ dhe u nisën për në fshatin Dragalevci dhe Manastirin Dragalevski, ku kaluan natën. Ndonëse banorët e fshatit u përpoqën t'i bindin të heqin dorë nga kjo ide, meqë bora ishte e dendur, mali ishte plot me ujqër dhe atë që ata kishin ndërmend nuk e kishte bërë asnjeri më parë. Prapëseprapë herët në mëngjes më 31 janar, të rinjtë u nisën për në majë, na kthen 120 vjet më parë faqja e internetit 360mag.bg.
Për shkak të borës së dendur studentët lëvizeshin ngadalë, por deri në orën 17 arritën pikën e fundit të destinacionit. Para tyre u hap një pamje madhështore – larg në jug ishin majat me dëborë të malit Rilla dhe në veri ato të vargmalit Stara Pllanina. Poshtë tyre, e mbuluar me tym dhe mjegull, ishte Sofja. Përpara se të niseshin në udhëtimin e kthimit, të rinjtë vendosën një listë me emrat e tyre në rrëzë të shkëmbit më të madh në majë, në të cilën shënonin gjithashtu se më 31 janar 1905, ata realizuan një ëndërr të tyre të madhe - ngjitjen e parë dimërore të majës Çerni Vrëh.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: FB/Vitosha ski, BGNESBellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..
Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..
10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..
Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19..