Fluturimi i parë luftarak në Evropë është vepër e pilotëve bullgarë Radull Millkov dhe Prodan Tarakçiev. Ai ka pasur qëllime hetuese dhe është zhvilluar me avionin gjerman “Albatros” mbi Kështjellën e rrethuar të Edrenesë.
Fluturimi u realizua më 16 tetor 1912, vetëm disa ditë pas shpërthimit të Luftës Ballkanike, vazhdoi 50 minuta dhe e befasoi ushtrinë turke.
Vepra e guximshme e pilotëve bullgarë është shkruar "me shkronja të arta" në historinë e Forcave Ushtarake-Ajrore Bullgare. Ky është edhe shkaku që 16 tetori të shënohet në Bullgari si Dita e Forcave Ushtarako-Ajrore Bullgare.Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra Njamc, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në garë morën pjesë 108..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni..