Këtë mbrëmje do të zhvillohet protesta e 101 kundër pushtetarëve në Bullgari. Protesta do të mbahet në vendin tradicional në qendër të Sofjes – para godinës së Presidencës.
Dita e djeshme e 100-të e protestave të shpallur si “Kryengritja e Madhe Popullore – 5”, kaloi në kushtet e një shiu të rrëmbyeshëm dhe të njëfarë tensioni mes protestuesve dhe policisë.
Të pakënaqurit bënë thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov, të Kryeprokurorit Ivan Geshev dhe të drejtorit të përgjithshëm të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Emill Koshllukov, njoftuan reporteret Nadezhda Nikollova dhe Cvetelina Stojanova.
Protestuesit morën përkrahje në vendin e protestës nga eurodeputetë nga Kroacia dhe Vendet e Ulëta. Eurodeputetja Ramona Strugariu u përfshi nëpërmjet një video – lidhjeje. Ajo shpalli se fitorja e arritur në Bruksel është fitore e çdo bullgari, i cili gjatë 100 ditëve të fundit ka protestuar në sheshe.
Shpërtheu tension edhe para godinës së BNT-së, pasi dhjetëra protestues u përpoqën të hyjnë në godinë, duke shfaqur dëshirë për të marrë pjesë në programin për analiza politike “Panorama”, ku në këtë moment drejtuesi i programit Bojko Vasilev intervistonte Arman Babikjan nga “Trioja e Helmuar” – iniciatori i protestave. Kundër godinës hidheshin sende dhe një prej qelqeve të BNT-së u thye.
Në qytetin Veliko Tërnovo gjithashtu u zhvillua një miting dhe procesion proteste. U bllokua përkohshëm lëvizja në qendër të qytetit.Prokuroria në Gjermani ngriti akuza kundër Ruzha Ignatovës për të shmangur skadimin e afatit të ndjekjes penale për krimet e dyshuara, deklaroi kreu i zyrës së prokurorisë në Bielefeld, Karsten Novak. Gruaja, e cila ka shtetësi bullgare dhe gjermane,..
"Përfitimi nga stërvitjet e përbashkëta të strukturave të sigurisë është i jashtëzakonshëm, dhe demonstrimi i sotëm ishte një simulim realist i incidenteve që në të vërtetë kanë ndodhur gjatë muajve të fundit... Mendoj se rojet kufitare bullgare..
Bashkia e Sofjes po teston tashmë një asistent eksperimental me inteligjencë artificiale (IA), i cili do të ndihmojë kontrollet e prokurimeve publike. Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e bashkisë. Qëllimi është që procesi të bëhet sa më transparent..
Vota për mocionin e pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Rosen Zheljazkov do të mbahet të enjten, më 18 shtator, në orën 16:45. Kjo u..
Qeveria e Rosen Zheljazkovit i mbijetoi votës së pestë të mosbesimit, këtë herë me temën "Siguria e Brendshme dhe Drejtësia". Me 133 vota "kundër" nga..
Të enjten , temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të arrijnë deri në 15°C. Në..