Banorët e lagjes Gorubjane në kryeqytet po përgatiten që të bllokojnë sot në orën 16.00 një prej arterieve kryesore rrugore të Sofjes – bulevardin “Carigradsko Shose”, si pjesë e protestave kundër korrupsionit në qeverisjen e tanishme të shtetit, bëri të ditur dje në protestë Ivan Dimitrov nga komiteti i Iniciativës “Gorubljane” Para tij para protestuesve në Trekëndëshin e Pushtetit foli eurodeputetja irlandeze Kleër Dejli, e cila bëri apel për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë dhe të Kryeprokurorit.
“Ju do ta ndryshoni shtetin – ju, qytetarët e zakonshëm të Bullgarisë, nënvizoi ajo. Eurodeputetja është në Bullgari që prej disa ditësh për ta zgjidhur një çështje në lidhje me një pronë të patundshme të disa bashkatdhetarëve të saj. Aho vuri në dukje gjithashtu se Bullgaria është një vend shumë i bukur, i cili është braktisur dhe kjo është e papranueshme. Rrugët duhet të rinovohen, toka bujqësore duhet të përpunohet, tha eurodeputetja.
Në fund të protestës, e cila kaloi pa incidente, përsëri u zhvillua procesioni tradicional deri në Orllov Most. Për një kohë të shkurtër kishte bllokadë, e cila vazhdoi më pak se një orë.Sot në orën 14:30 deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov. Ai u parashtrua nga partia MEÇ, me mbështetjen e “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie” me motivin e mospërballjes me korrupsionin...
Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Era do të jetë nga lindja-juglindja, e dobët, ndërsa në Bullgarinë Lindore - deri në mesatare. Temperaturat..
Qeveria miratoi dhe dërgoi sot në Komisionin Evropian një kërkesë për ndryshimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Rinegocimi i planit u bë prioritet i qeverisë së Rosen Zheljazkov. Ndryshimet synojnë të përshtatin Planin me..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Patriarku Daniil kremtoi shërbesën hyjnore për të ashtuquajturën Ngjallje të Dytë të Krishtit në kishën e kryeqytetit "Shën e Diela" (“Sveta Nedelja”)...