Banorët e lagjes Gorubjane në kryeqytet po përgatiten që të bllokojnë sot në orën 16.00 një prej arterieve kryesore rrugore të Sofjes – bulevardin “Carigradsko Shose”, si pjesë e protestave kundër korrupsionit në qeverisjen e tanishme të shtetit, bëri të ditur dje në protestë Ivan Dimitrov nga komiteti i Iniciativës “Gorubljane” Para tij para protestuesve në Trekëndëshin e Pushtetit foli eurodeputetja irlandeze Kleër Dejli, e cila bëri apel për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë dhe të Kryeprokurorit.
“Ju do ta ndryshoni shtetin – ju, qytetarët e zakonshëm të Bullgarisë, nënvizoi ajo. Eurodeputetja është në Bullgari që prej disa ditësh për ta zgjidhur një çështje në lidhje me një pronë të patundshme të disa bashkatdhetarëve të saj. Aho vuri në dukje gjithashtu se Bullgaria është një vend shumë i bukur, i cili është braktisur dhe kjo është e papranueshme. Rrugët duhet të rinovohen, toka bujqësore duhet të përpunohet, tha eurodeputetja.
Në fund të protestës, e cila kaloi pa incidente, përsëri u zhvillua procesioni tradicional deri në Orllov Most. Për një kohë të shkurtër kishte bllokadë, e cila vazhdoi më pak se një orë.Bullgaria është plotësisht e gatshme që nga 1 janari të jetë pjesë e plotë dhe e sigurt e zonës Shengen. Këtë e deklaroi eurodeputeti Andrej Novakov në një konferencë për shtyp në Klubin Kombëtar të Shtypit të BTA në Vidin. Para kësaj, së bashku me..
Në ditën e 25-të të zgjedhjeve të Asamblesë së re të 51-të Kombëtare, nga prova e 11-të, u zgjodh për Kryetare të Kuvendit Prof. e Asoc. Natalija Kisellova nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 140 vota “pro”, 93 “kundër” dhe asnjë abstenim. Ajo..
Një mision i planifikuar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) u krye në centralin atomik “Kozlloduj” për të shqyrtuar sigurinë operacionale të centralit sipas standardeve të agjencisë. Gjatë inspektimit në 3 javët e fundit, 13 ekspertë nga..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për..