Nga Ministria e Kulturës dolën me pozitë lidhur me dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) Andon Balltakov. Vet Balltakovi kërkoi dorëheqjen e ministrit të kulturës Boill Banov sepse zëvendësoi tekst nga projektligji për radion dhe televizionin tashmë miratuar nga BNR.
Në pozitën e ministrisë theksohet se tërë teksti i projektligjit u botua në faqen internet të dikasterit dhe deri më 18 nëntor mund të bëhen propozime nga të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë edhe Radion Kombëtare Bullgare.
Në parlament Partia Socialiste Bullgare dhe disa deputetë të pavarur kërkuan dorëheqjen e ministrit të kulturës Boill Banov për arsye të ndryshimeve të ardhshme në ligjin për radion dhe televizionin.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..