Romani i parë i autores e cila ka lindur në Bullgari, përndjek jetën e një vajze turke në vendin tonë dhe bëhet shkak që shkrimtarja të zbulojë pasurinë e kulturës bullgare.
Shkrimtarja e re Ajshe Shen /Ayşe Şen/ tani vonë debutoi në Turqi me romanin e saj të parë “Emri im është Gyll”. Përveç me titullin e vet poetik - “Gyll” që në gjuhën turke do të thotë “trëndafil” - romani e tërheq vëmendjen dhe me faktin se subjekti zhvillohet në Bullgari.
Personazhi kryesor është vajza Gyll e cila ka lindur në qytetin Razgrad. Kjo fare nuk është gjë e rastit, meqenëse vet autorja Ajshe Shen ka lindur në qytetin Kërxhali, pavarësisht se tani është duke jetuar në qytetin bregdetar Izmir në Turqi. Ajo transferohet atje bashkë me familjen e saj në mesin e viteve 90, por ruan një lidhje të fortë me Bullgarinë.
Sot, Ajshe Shen e cila është 29 vjeçe është avokate për nga profesioni. Ajo tregon se shkruan akoma si fare e vogël, shumë përpara se të nis profesionin e avokates. Tregon se, puna nganjëherë e motivon, kurse herë tjetër e mërzit dhe e trishton, por një strehë për çlodhje dhe për t’u shkëputur nga tensioni i ditës është shkrimi.
Ajshe Shen fiton çmim nga konkursi për tregim “ Jumit Kaftanxhëogllu” si dhe disa dekorata të tjera, por një stimul të vërtetë për shkrimin e romanit të saj i jep konkursi “Tregime nga lumi Danub”.
Një temë më mahnitëse nga “Tregime nga Danubi” nuk mund të ketë, meqenëse për mua Danubi do të thotë dhe “krahinë të lindjes”. Kështu ajo vazhdon në rrugën e fjalëve dhe përfundon krijimin e vet më të madh. “Bullgaria për mua është një atdhe, shtëpi, vendlindje, me fjalë të tjera çdo gjë!” - me shumë sinqeritet i përgjigjet Ajsheja pyetjes nëse mban lidhje me vendin tonë. Dhe sqaron se, shumica e njerëzve të saj të afërt si dhe të njohurit e saj po vazhdojnë të jetojnë këtu dhe ajo rregullisht u shkon për vizitë.
“Emri im është Gyll” tregon për periudhën në fund të viteve 80 të shekullit të kaluar , kur “kthehen në një luks të madh që njerëzit të mund të quhen me emrat e vet të vërtetë, të flasin në gjuhën e vet të nënës”. Në këtë kuptim ky është një roman për një grua të re, e cila gjendet midis dy feve, kulturave dhe shoqërive. Por historia nuk është e rikrijuara vetëm bardh e zi.
“Për heroinën time Bullgaria është atdheu i dashur, prandaj nuk është e drejtë që ajo të lidhet vetëm me njërin vend . Kjo është historia e dy bashkësive, e dy popujve dhe kjo patjetër që nuk është libër i shkruar me paragjykim nacionalist. Mendoj se, nacionalizmi është shumë i gabuar, meqenëse kjo do të thotë të vazhdosh gabimet nga e kaluara dhe për shkak të kësaj mendoj se, është më mirë që romani të lexohet pa ndonjë paramendim.”
Shkrimi i librit ka qenë shkak që tregimtarja në një farë mënyre të zbulojë Bullgarinë: “Emri im është Gyll” u kthye për mua në një udhëtim shumëngjyrësh. Kuptova se nuk e njoh mirë Bullgarinë, pavarësisht se kam lindur këtu. Unë kam lindur në qytetin Kërxhali, kam vizituar disa herë qytetin Sofja, por heroina kryesore në libër “ka lindur” në qytetin Razgrad, “mëson” në qytetin Veliko Tërnovo dhe pas kësaj jeton në Bullgarinë Veriore, ku unë nuk kisha shkuar”.
Kështu Ajshe Shen fillon studimin e historisë bullgare dhe të traditave. E mahnitur nga vallet dhe nga muzika popullore ajo thekson ndikimin marramendës dhe përshtypjen mahnitëse nga tingëllimi i gajdes si dhe nga vallet që i kanë bërë një përshtypje të madhe.
Shkrimtarja e re nuk fsheh interesin e saj lidhur me traditat e nestinarëve, /valltarë mbi prush/ të cilat sot janë të ruajtura vetëm në disa fshatra në rrethin e malit Stranxha. “Do të doja shumë që në të ardhme të mund të udhëtoj nëpër Bullgari , që të mund të zgjeroj dijet e mia për kulturën bullgare, meqenëse kultura bullgare me të vërtetë është shumë e pasur. Më të paktën do të doja të shkoj në Stranxha”-tha Ajshe Shen në intervistën e saj të dhënë përpara Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..
Duke u nis ur nga veriu për në jug , nga rajonet malore të Gorës dhe Gol l o bo rd ë s dhe duke zbritur drejt pikës më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik , do të dëgjoni t ë flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për..
Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë,..
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i..