Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtarja turke Ajshe Shen: ”Bullgaria për mua është atdhe”

Foto: hurriyet.com.tr

Romani i parë i autores e cila ka lindur në Bullgari, përndjek jetën e një vajze turke në vendin tonë dhe bëhet shkak që shkrimtarja të zbulojë pasurinë e kulturës bullgare.

Shkrimtarja e re Ajshe Shen /Ayşe Şen/ tani vonë debutoi në Turqi me romanin e saj të parë “Emri im është Gyll”. Përveç me titullin e vet poetik - “Gyll” që në gjuhën turke do të thotë “trëndafil” - romani e tërheq vëmendjen dhe me faktin se subjekti zhvillohet në Bullgari.

Personazhi kryesor është vajza Gyll e cila ka lindur në qytetin Razgrad. Kjo fare nuk është gjë e rastit, meqenëse vet autorja Ajshe Shen ka lindur në qytetin Kërxhali, pavarësisht se tani është duke jetuar në qytetin bregdetar Izmir në Turqi. Ajo transferohet atje bashkë me familjen e saj në mesin e viteve 90, por ruan një lidhje të fortë me Bullgarinë.  

Sot, Ajshe Shen e cila është 29 vjeçe është avokate për nga profesioni. Ajo tregon se shkruan akoma si fare e vogël, shumë përpara se të nis profesionin e avokates. Tregon se, puna nganjëherë e motivon, kurse herë tjetër e mërzit dhe e trishton, por një strehë për çlodhje dhe për t’u shkëputur nga tensioni i ditës është shkrimi.

Ajshe Shen fiton çmim nga konkursi për tregim “ Jumit Kaftanxhëogllu” si dhe disa dekorata të tjera, por një stimul të vërtetë për shkrimin e romanit të saj i jep konkursi  “Tregime nga lumi Danub”.

Një temë më mahnitëse nga “Tregime nga Danubi” nuk mund të ketë, meqenëse për mua Danubi do të thotë dhe “krahinë të lindjes”.  Kështu ajo vazhdon në rrugën e fjalëve dhe përfundon krijimin e vet më të madh. “Bullgaria për mua është një atdhe, shtëpi, vendlindje, me fjalë të tjera çdo gjë!” - me shumë sinqeritet i  përgjigjet Ajsheja pyetjes nëse mban lidhje  me vendin tonë. Dhe sqaron se, shumica e njerëzve të saj të afërt  si dhe të njohurit e saj po vazhdojnë të jetojnë këtu dhe ajo rregullisht u shkon për vizitë.  

“Emri im është Gyll” tregon për periudhën në fund të viteve 80  të shekullit të kaluar , kur “kthehen në një luks të madh që njerëzit të mund të quhen me emrat e vet të vërtetë, të flasin në gjuhën e vet të nënës”.  Në këtë kuptim ky është një roman për një grua të re, e cila gjendet midis dy feve, kulturave dhe shoqërive. Por historia nuk është e rikrijuara vetëm bardh e zi.

“Për heroinën time Bullgaria është atdheu i dashur, prandaj nuk është e drejtë që ajo të lidhet vetëm me njërin vend . Kjo është historia e dy bashkësive, e dy popujve dhe kjo patjetër që nuk është libër i shkruar me paragjykim nacionalist. Mendoj se, nacionalizmi është shumë i gabuar, meqenëse kjo do të thotë  të vazhdosh gabimet nga e kaluara  dhe për shkak të kësaj mendoj se, është më mirë që romani të lexohet pa ndonjë paramendim.” 

Shkrimi i librit ka qenë shkak që tregimtarja në një farë mënyre të zbulojë Bullgarinë: “Emri im është Gyll” u kthye për mua në një udhëtim shumëngjyrësh. Kuptova se nuk e njoh mirë Bullgarinë, pavarësisht se kam lindur këtu. Unë kam lindur në qytetin Kërxhali, kam vizituar disa herë qytetin Sofja, por heroina kryesore në libër “ka lindur” në qytetin Razgrad, “mëson” në qytetin Veliko Tërnovo dhe pas kësaj jeton në Bullgarinë Veriore, ku unë nuk kisha shkuar”.  

Kështu Ajshe Shen fillon studimin e historisë bullgare dhe të traditave. E mahnitur nga vallet dhe nga muzika popullore ajo thekson ndikimin marramendës dhe përshtypjen mahnitëse nga tingëllimi i gajdes si dhe nga vallet që i kanë bërë një përshtypje të madhe.  

Shkrimtarja e re nuk fsheh interesin e saj lidhur me traditat e nestinarëve, /valltarë mbi prush/ të cilat sot janë të ruajtura vetëm në disa fshatra në rrethin e malit Stranxha. “Do të doja shumë që në të ardhme të mund të udhëtoj nëpër Bullgari , që të mund të zgjeroj dijet e mia për kulturën bullgare, meqenëse kultura bullgare me të vërtetë është shumë e pasur. Më të paktën do të doja të shkoj në Stranxha”-tha Ajshe Shen në intervistën e saj të dhënë përpara Radio Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tervell-Ljubomir Bojanov

Si Tervell-Ljubomir ndjek ëndrrat e tij më të guximshme si zbulues në Bullgari

Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...

botuar më 24-07-16 7.30.PD

Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello: Shqiptarët janë një popull tolerant dhe i vlerësojnë bullgarët

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..

botuar më 24-07-09 7.30.PD
Doktori Stajko Stajkov

Dr. Stajko Stajkov hodhi themelet e klimatologjisë në Bullgari

Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..

botuar më 24-07-05 7.10.PD