Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të kërkojë mënyra që të ndihmojë me mjete evropiane punëdhënësit, të cilët duhet ta ndalojnë veprimtarinë e tyre për shkak të pandemisë, tha para gazetarëve Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva.
Sipas fjalëve të Ministres, e cila mori pjesë në një mbledhje të Komisionit Social Parlamentar, do të kërkohet vendim për të gjitha veprimtaritë e prekura ekonomike. Po mendohet edhe një mekanizëm për dëmshpërblime direkte të punonjësve, pa pjesëmarrjen e punëdhënësit.
Në kuadrin e buxhetit të sigurimit shoqëror janë parashikuar rreth 350 mln euro për papunësi dhe në qoftë se ajo kufizohet deri në 7% nuk ka pengesa që me ndryshime të brendshme t’i drejtohen më shumë mjete masës 60/40, vuri në dukje Saçeva.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..