Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të kërkojë mënyra që të ndihmojë me mjete evropiane punëdhënësit, të cilët duhet ta ndalojnë veprimtarinë e tyre për shkak të pandemisë, tha para gazetarëve Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva.
Sipas fjalëve të Ministres, e cila mori pjesë në një mbledhje të Komisionit Social Parlamentar, do të kërkohet vendim për të gjitha veprimtaritë e prekura ekonomike. Po mendohet edhe një mekanizëm për dëmshpërblime direkte të punonjësve, pa pjesëmarrjen e punëdhënësit.
Në kuadrin e buxhetit të sigurimit shoqëror janë parashikuar rreth 350 mln euro për papunësi dhe në qoftë se ajo kufizohet deri në 7% nuk ka pengesa që me ndryshime të brendshme t’i drejtohen më shumë mjete masës 60/40, vuri në dukje Saçeva.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..