Kryesia e Komunitetit Mysliman në Bullgari kritikoi numrin e fundit të revistës franceze "Charlie Hebdo”, e cila përmban një karikaturë të Presidentit turk Rexhep Erdogan. Në deklaratën e postuar në faqen e internetit të Kryesisë së Komunitetit Mysliman theksohet se "Charlie Hebdo” është një revistë satanike. Kopertina e numrit të fundit ka arritur “fundin” e paturpësisë, pafaytyrësisë, vulgaritetit dhe mosrespektimit të të drejtave dhe dinjitetit të njeriut.
Sipas Kryesisë së Komunitetit Mysliman në Bullgari, jo vetëm karikaturat e profetit, por edhe ato të Erdoganit janë të papranueshme. Theksohet se "Charlie Hebdo” publikon karikatura të Profetit Muhamed, të cilat "antagonizojnë botën tonë". Sipas selisë së myslimanëve bullgarë, liria e fjalës duhet të jetë "në kuadrin e etikës njerëzore".
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..