"Në qoftë se Republika e Maqedonisë së Veriut i njeh rrënjat bullgare të gjuhës dhe kombit të saj kjo do t’i vërë fund tensionit në marrëdhëniet tona dhe mundësisë që Bullgaria të vendosë veto për fillimin e negociatave për anëtarësim evropian”, deklaroi për agjencinë Rojters Ekaterina Zaharieva – zëvendëskryeministre dhe ministre e jashtme e Bullgarisë.
“Jemi gati t’i ripohojmë realitetet e tanishme, por ata duhet ta njohin të vërtetën historike”, nënvizoi Ministrja e Jashtme.
Ekaterina Zaharieva tha gjithashtu se shqetësimet e Bullgarisë më tepër janë lidhur me pretendimet e pandërprera të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pakicë maqedonase te ne.
Agjencia Rojters rikujtoi fjalët e Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se identiteti dhe gjuha e vendit të tij nuk janë objekt debatesh.Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..