Brenda një afati sa më të shkurtër të krijohet një qendër kombëtare, e cila ta udhëheqë krizën dhe të ketë të drejtat për të imponuar sanksione të rrepta dhe një regjim të rreptë të sjelljes, deklaroi para BNR-së prof. Presllav Dimitrov, dekani i Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit Jugeperëndimor “Neofit Rillski”.
Ai rekomandon që mjetet të cilat do të derdhen në ndihmë të sektorëve dhe industrive t’i jenë drejtuar konsumatorit. “Është mirë që njeriu i zakonshëm ta shohë kujdesin e shtetit dhe të mos ndihet i braktisur”, nënvizoi prof. Presllav Dimitrov.
Sipas fjalëve të tij në qoftë se nuk stimulohet konsumimi ekonomia do të rrezohet.Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..