Më 8 nëntor do të zhvillohet protestë kombëtare para Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi Federata Sindikale e nëpunësve nuk u mor vesh me administratën për rritje të pagave, transmetoi BTA.
Organizatat profesionale të policëve insistojnë për rritje të pagave gjatë vitit 2021 deri në 30%, sepse policët janë në vijën e parë të luftimit kundër koronavirusit.
Ministri i Punëve të Brendshme Hristo Terzijski deklaroi se qeveria ka parashikuar rritje të pagave me 10% dhe do ta vazhdojnë dialogun social nëpërmjet një sërë takimesh të punës me të gjitha organizatat sindikale të nëpunësve në ministri.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..