Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është jashtëzakonisht i rëndësishëm për regjionin dhe Bullgaria gjithmonë e ka përkrahur, por duhet të kemi garanci të qarta se uniteti i kombit bullgar dhe i trashëgimisë kulturore nuk do të vendosen kurrë nën pikëpyetje. Po pres që qeveria bullgare të insistojë për kapitullin 35 prej kornizës së negociatave, ku të shënohet tërë pozita bazë e miratuar nga Parlamenti bullgar.
Kjo duket gjithnjë e më pak e mundshme dhe rezultati do të jetë shtyrje e negociatave deri sa të sqarohen të gjitha çështjet me Maqedoninë e Veriut, vuri në dukje Presidenti Rumen Radev me rastin e zhvillimeve të fundit të negociatave mes Shkupit dhe Sofjes.
Presidenti njoftoi se do ta shqyrtojë temën që sot edhe me homologun e vet gjerman.
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..