Një konferencë virtuale me temë “Ballkani Perëndimor pas vitit 2020: Vendimet dhe veprimet në kohën e pandemisë” do të mbahet më 5 nëntor.
Forumi u organizua nga eurodeputeti nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri Illhan Kyçyk dhe grupi “Rinovoni Evropën” në Parlamentin Evropian, transmetoi Agjencia BGNES.
Kyçyk i cili është raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut tha, se qëllimi është të sillet më shumë qartësi në procesin e negociatave për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Në këtë takim virtual do të marrin pjesë Oliver Varhej – komisionari evropian për fqinjësi dhe zgjerim, ministri maqedonas i punëve të jashtme Bujar Osmani, zëvendës ministri shqiptar për Evropën dhe punët e jashtme Sokol Dedja, eurodeputetë dhe ekspertë.
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..