Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Autoritetet shëndetësore po propozojnë masa të reja për të frenuar koronavirusin

Ministri Kostadinn Angjellov: Po hyjmë në një fazë jashtëzakonisht serioze të epidemisë

Foto: BTA

Aktualisht, ndihma spitalore mban barrën e plotë të krizës, deklaroi në brifingun e Ministrisë së Shëndetësisë  inspektori i përgjithshëm shtetëror Angjell Kunçev. Vetëm 3 krahina në vend kanë mbetur jashtë zonës së kuqe prej mbi 120 të sëmurë në 100 mijë - këto janë Vidin, Dobriç dhe Silistra. “Nuk e ndaj optimizmin e qeveritarëve, se me këtë rritëm të rritjes së të infektuarve me korionavirusin do të arrijmë rezultate të mira”, tha ai dhe prezantoi propozime për vendosjen e masave të reja kufizuese.


Pranim në zyrat të jo më shumë se gjysma e nëpunësve, një kufizim të kohës së punës të restoranteve dhe të kafeneve, një ndërprerje të veprimtarive jashtëshkollore, kalim drejt mësimit në distancë në të gjitha universitetet me përjashtim të atyre mjekësor - këto parashikojnë disa nga masat e propozuara. Një ide tjetër është që njerëzit në moshën mbi 65 vjeç të bëjnë pazar vetëm në periudhën midis orës 8.00 në mëngjes deri në orën 10.00 dhe të mos lejohen nëpër dyqane klient të tjerë në këtë pjesë të orarit.

Propozohet po kështu që mjekët të lirohen nga karantinimi, në qoftë se në ditën e tretë japin një rezultat negativ të PCR testit, që të mund të kthehen në punë. Këmbëngulet që dhe ministri i shëndetësisë të marrë kompetenca të jashtëzakonshme, me të cilat të dërgojë specialistët e ndryshëm mjekësorë nëpër spitale, përfshi dhe këta në sektorin para-spitalor.

“Po hyjmë në një fazë jashtëzakonisht serioze të epidemisë dhe nuk është kohë për festa”, deklaroi në brifing ministri i shëndetësisë Kostadin Angjellov, duke nënvizuar se masa, e cila shpëton jetë njerëzore, është mbajtja e maskave në hapësira të mbyllura. Ai u drejtoi apel njerëzve që t’u shmangen grumbullimeve në një vend, në vendet publike dhe udhëtimeve.

Gjatë dy ditëve të fundit numri i rasteve të regjistruar u rrit me mbi 8000 prova pozitive dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve tanimë është 64 591. 3 191 veta aktualisht janë të shtrirë nëpër spitalet me një infektim të koronavirusit - prej tyre 239 janë në repartet intensive.

“Shteti është i siguruar më të domosdoshmen, që të mund t’u përgjigjet nevojave gjatë shpërndarjes së Covid-19”, tha akoma ministri i shëndetësisë. Ai saktësoi se ka  sasi të mjaftueshme të pajisjeve mbrojtëse personale për muajt që vijnë. Sot, do të mbërrijnë 1 700 copëza të rinj remdesivir, kurse 4 300 të tjerë priten gjatë javës së ardhshme. Sipas ministrit vaksina do të ketë më shpejt aty rreth muajit prill mot.

Çdo një, i cili mendon se, ka simptoma të koronavirusit dhe ka nevojë prej ndihme urgjente, ka të drejtë të kërkojë ndihmë në çdo një spital kurse ai është i detyruar t’i kushtojë një ndihmë të tillë, nënvizoi ministri. Ai informoi se dhe nëpunës të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të përfshihen në dorëzimin e recetave te inspektorateve shëndetësore rajonale.

Sa i përket treguesit të një sëmundshmërie 14 ditor, tek ne raporti është 388 veta në 100 mijë, derisa tek vdekjet treguesit janë 5 veta në 100 mijë, informon Angjell Kunçev. Bullgaria gjendet në vendin e 17 në Evropë për nga sëmundshmëria dhe në vendin e 10 për nda vdekja.

Qytetarët bullgarë po vazhdojnë të kërkojnë mjek vonë, gjë e cila çon në përtëritje të njerëzve me një formë akute të sëmundjes dhe të rasteve të fatalitetit, sqaroi ministri Kostadin Angjellov. Ai u drejtoi apel njerëzve që të mos shërohen vetë, dhe akoma gjatë simptomave të para të një temperature të rritur, kollë dhe humbje të shijes dhe të erës, të shkojnë tek mjeku personal.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD