Kryeministrat e Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev, zhvilluan një bisedë telefonike. Në të të dy kryeministrat deklaruan dëshirën për të gjetur zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe. Këtë e njofton agjencia maqedonase MIA, cituar nga BGNES. Të dy ata deklaruan se bisedimet do të vazhdojnë si midis tyre, ashtu edhe midis përfaqësuesve të qeverive dhe të ekipeve për të arritur zgjidhje në interes të të dy shteteve dhe të integrimit evropian.
Borisov dhe Zaev shkëmbyen informacion për përgatitjen e Samitit të ardhshëm në Sofje në kuadrin e Procesit të Berlinit.
Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..
Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..