Të gjithë nxënësit në mbarë vendin në se sëmundshmëria e koronavirusit do të tejkalojë 20 për qind do të kalojnë te mësimdhënie elektronike pavarësisht në ç’klasë janë. Këtë e tha ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov pas vizitës në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në Sofje.
Studimi në shkollat e larta mbetet online edhe pas 12 nëntorit, kur skadon afati i urdhrit të fundit të ministrit të shëndetësisë për masat kundërepidemike. Mësimet praktike do të mbahen vetëm në specialitetet ku mësimi online është i pamundur.
Sipas ministrit në Sofje nuk ka mungesë të shtretërve, por ende vazhdojnë të hapen. “Spitalet e mëdha do të ristrukturohen ashtu që të mbulojnë të paktën 50 për qind për trajtimin e covid, gjë për të cilën do të marrin financim suplementar” tha ministri.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..