Që nga fillimi i vet gjatë vitit 2005, “Nata Evropiane e Muzeve” tërheq një publik të shumtë në numër, kurse gjithnjë e më shumë muze dhe galeri aderohen ndaj iniciativës. Qëllimi i saj është një prani më të gjerë të njerëzve deri tek eksponatet, por po kështu dhe ruajtjen e veprave nga llojet e ndryshme të arteve. Gjatë vitit 2019 në ngjarje u përfshinë 3200 muze prej 30 shteteve evropiane. Në Bullgari që nga viti 2006 e këtej , ngjarja organizohet nga Instituti Francez në partneritet me Ministrinë e Kulturës dhe të Bashkisë së Kryeqytetit. Edicioni i sivjetshëm qe planifikuar për më 18 maj, por kufizimet, të imponuara për shkak të pandemisë nga Covid-19, çuan drejt ricaktimit për 14 nëntor. Harta e ngjarjes përfshin 27 muze dhe galeri në kryeqytet, të cilët do të hapin dyer falas dhe gjatë një kohëzgjatje më të madh të orarit të punës. Meqenëse virusi akoma është midis nesh, organizatorët bindin se, vizita e objekteve do të zhvillohet gjatë respektimit të të gjitha masave kundra epidemike.
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..