Një stinë turistike të vështirë por, jo dhe të pamundur presin operatorët turistikë, sipas të cilëve mundësitë e kufizuara për udhëtime në Evropë dhe në Azi do të shkaktojnë një kërkim të rritur për pushimin në Bullgari për festat e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri.
Sipas kryetares së Bashkimit Bullgar të Balneologjisë dhe të Turizmit SPA Sijka Kacarova, familjet me fëmijë do të vlerësojnë rolin e vendpushimeve malore për forcimin e sistemit imun të çdo një anëtar të familjes.
“Pamporovo, Borovec dhe Bansko do të mbështeten tek turistët nga Bullgaria dhe Ballkani. Kryesor do të jetë siguria dhe pajtueshmëria me masat antiepidemike të vendosura nga shteti në mënyrë që të sigurohet një pushim i qetë për mysafirët. Vendpushimet dimërore si Pamporovo kanë investuar në sigurinë e miqve të vet dhe respektojnë në mënyrë të përpiktë masat në ngjashmëri të vendpushimeve me famë botërore në Alpet”, komenton Sijka Kacarova.
Kushtet e fleksibilitet për anulimin e rezervimeve dhe parrezikshmëria janë faktorët kryesor, të cilët do të ndikojnë mbi zgjedhjen e destinacioneve për udhëtim gjatë dimrit. Operatorët turistikë përsëri mbështeten tek kthimi i një pjese të turistëve bullgarë, kësaj radhe në vendpushimet malore. Rezervimet dhe pagimet në momentin e fundit po kështu do të jenë të preferuara, prognozojnë ekspertët.
“Periudha vjeshtë-dimër do të jetë krejtësisht e mbështetur mbi rezervimet e “minutës së fundit”. Madje edhe sikur klientët të kenë planifikuar ose të kenë rezervuar më herët, pagimet do të bëhen disa ditë përpara nisjes. Ndaj momentit njerëzit janë më tepër të kujdesshëm dhe vetëm kushtet me një fleksibilitet më të madh për rezervime dhe anulime mund t’i stimulojnë ata të cilët luhaten” - komenton Petër Stojanov, drejtor i njërës prej kompanive tanimë të afirmuara bullgare për udhëtime ekzotike.
Industria do të diskutojë sfidat dhe mundësitë e sezonit të ardhshëm të dimrit në studion virtuale të ekspozitës “PUSHIM dhe SPA EKSPO” që do të zhvillohet nga data 18 deri më 22 nëntor.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..