Kryetarja e farmacistëve bullgarë Asena Serbezova theksoi tri hipoteza për deficitin e barnave në rrjetin e farmacive. “Disa tregtarë me shumicë eksportojnë barna për shkak të interesit prej diferencës së çmimit; mungesa e sistemit, i cili të ndjekë për prani në farmacitë; konsumi në rritje për shkak të pandemisë së koronavirusit”, tha ajo para BNT. Sipas fjalëve të saj farmacistët vazhdojnë të këmbëngulin për të drejtën e zëvendësimit gjenerik te barnat (shën. redak. – ilaçi gjenerik përmban lëndët aktive si ato të produktit origjinal) që të përballohet mungesa e tyre në treg. Sipas Asena Serbezovës tek ne mungon një sistem për ndjekjen jo vetëm të sasive të shitura të ilaçeve, por se si ato janë rekomanduar nga mjekët.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..