Nuk parashikohet humbja e vitit shkollor për shkak të epidemisë së koronavirusit, deklaroi Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev për BTV. Sipas tij, vazhdimi i vitit shkollor gjatë verës do të jetë njeri prej varianteve të fundit. Nëse arrihet në zgjatjen e semestrit të dytë, kjo do të jetë gjatë qershorit për nxënësit e vegjël, ndërsa gjimnazistët, të cilët mësojnë me një muaj më shumë, nuk do të kenë mësime gjatë korrikut për shkak të kohës më të ngrohtë. Aktualisht 40% prej nxënësve mësojnë nga distanca, 630 nxënës dhe 1 534 mësues janë me koronavirus. Ministri tha gjithashtu, se po diskutohet çështja që nxënësit të mbajnë maska edhe në klasë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..