Është gati projekti qeveritar, i cili parashikon punëtorët që janë me leje pa pagesë të marrin ndihma ditore. Kompensimi do të zbatohet për sektorët që janë kufizuar përkohësisht në funksionimin e tyre për shkak të Covid-19. Punëtorët do të kenë të drejtë të përfitojnë prej tyre jo më shumë se dy muaj. Për një ditë pune tetë orëshe ndihma do të jetë 24 leva në ditë dhe për punën me kohë të pjesshme do të përcaktohet në përputhje me orët e punës. Synimet fillestare të qeverisë ishin me kompensimin me 24 leva të ndihmohen afro 50 mijë njerëz nga aktivitetet ndihmëse në arsim, operatorët turistikë dhe restorantet.
Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti Conço Ganev. Partia u ka dërguar një ftesë dy grupeve parlamentare – MEÇ (“Moralit, Unitetit dhe..
Familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë pasi më 15 prill të këtij viti u shembën shtëpitë e tyre të ndërtuara pa leje, po ndërmarrin një protestë pesëditore. Aksioni do të fillojë pasdite nga bulevardi..
Një përmbytje e dytë brenda dy javësh në Bullgarinë Veriperëndimore shkaktoi dëme në fshatrat Lehçevo dhe Kobiljak. Shiu, i shoqëruar me breshër të madh, arriti në 35 litra në dhjetë minuta, tha për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i bashkisë..