“Gjithnjë e më e sigurt është, se Bullgaria do të bllokojë Maqedoninë e Veriut dhe ajo nuk do të fillojë negociatat me BE”, deklaroi para mediave vendase Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, duke paralajmëruar, se vendimi mund të shkaktojë ngjarje të padëshirueshme në të dyja vendet. Ai tha gjithashtu, se vendi i tij kurrë nuk do të vendoste veto ndaj popullit bullgar.
Nga ana e saj Ministrja e Jashtme Bullgare Ekaterina Zaharieva komentoi për BTV, se Bullgaria i thotë “jo” fillimit të negociatave me BE, por jo anëtarësimit të Maqedonisë se Veriut në BE. “Askush nuk kundërshton të drejtën e tyre të vetëdeklarimit dhe ta quajnë gjuhën e tyre ashtu siç dëshirojnë, por ne nuk jemi dakord që kjo e drejtë të bazohet në urrejtjen, vjedhjen e historisë dhe mohimin e Bullgarisë”, komentoi ajo. “Siç kanë filluar, ata do të fillojnë të mohojnë dhe ekzistencën e kombit bullgar”, tha në përfundim Ministrja Zaharieva.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..