Shkollat ishin akuzuar si shpërndarës të Covid-19, sipas ministrit të arsimit
“Nuk mund t’i lejojmë vetës të mbyllim shkollat për muaj të tërë”, tha për BNR Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev. Sipas tij, institucionet mësimore ishin akuzuar si fajtori ideal, sepse vala e dytë e epidemisë koencidoi me hapjen e tyre. Urdhri për mbylljen e centralizuar të shkollave nuk është i drejtë, tha gjithashtu ministri dhe shtoi, se marrja e diferencuar e vendimit është një qëndrim më me përgjegjësi. Sipas ministrit, mbi 1250 shkolla nuk kanë probleme me koronavirusin, ndërsa me vendime të shtabeve bashkiake dhe të qarqeve për luftë kundër korornavirusit 40 % prej nxënësve aktualisht mësojnë në mjedisin elektronik.
Nuk mjaftojnë paratë për pacientët me Covid, pohon një drejtor spitali
Shtegu klinik për Covid-19 nuk është financuar sa duhet, pohon për BNR dr. Hristo Maznejkov, administrator i Spitalit privat “Shën Sofja”. Ai i mbështet fjalët e tij me faktin, se ndërsa për në pacient nevojiten 1400 leva, paratë që livrohen për të janë 1200 leva. Mjeku qe i pari i cili ngriti idenë për krijimin e spitaleve të veçanta Covid. “Në vend që të vendosen 20 shtretër në 20 spitale, ne duhet t’i përqendrojmë pacientët në një spital të vetëm për 400 të sëmurë – atje do të mblidhen tërë aparatura e nevojshme dhe tërë resursi”, propozoi ai. Sipas dr. Hristo Maznejkov, nuk janë të nevojshme masa më serioze kundër koronavirusit dhe mbyllje të shtetit.
39 % teste pozitive për koronavirus
2498 raste të reja të koronavirusit janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Nga 6450 teste PCR të bëra 39% dolët pozitive. Më shumë të infektuar përsëri ka në Sofje – 811, ndjekur nga Plovdivi me 269 dhe Varna me 172. Po rritet numri i pacientëve të shtruar në spital – 5166, prej të cilëve 295 janë në reparte intensive. Kanë vdekur 36 veta, ndërsa 536 janë të shëruar. 68 veta prej personelit mjekësor janë infektuar me koronavirus dhe numri i tyre nga fillimi i epidemisë arrin 3826.
Barna pa recetë të shiten edhe në qendrat e mëdha tregtare, propozojnë nga Bashkimi i Mjekëve Bullgarë
Bashkimi i Mjekëve Bullgar bëri thirrje në afate të shkurtra të hapen farmaci që të punojnë 24 orë si një masë e domosdoshme në luftën me epideminë e koronavirusit. Aktualisht ato janë vetëm 1% prej farmacive që punojnë në territorin e vendit, me gjithë se Bullgaria është në një prej vendeve të para për nga numri i farmacive për frymë. Organizata propozon gjithashtu që medikamentet pa receta të shiten edhe në qendrat e mëdha tregtare dhe në ushqimoret që punojnë 24 orë. Në etapat e para të sëmundjes tek 90 % prej rasteve nuk është e nevojshme të merren ilaçe, për të cilat të kërkohen receta, e arsyetojnë propozimin e tyre nga Bashkimi i Mjekëve Bullgarë.
24 leva ndihmë në ditë për punonjësit në sektorët e mbyllur për shkak të koronavirusit
Është gati projekti qeveritar, i cili parashikon punëtorët që janë me leje pa pagesë të marrin ndihma ditore. Kompensimi do të zbatohet për sektorët që janë kufizuar përkohësisht në funksionimin e tyre për shkak të Covid-19. Punëtorët do të kenë të drejtë të përfitojnë prej tyre jo më shumë se dy muaj. Për një ditë pune tetë orëshe ndihma do të jetë 24 leva në ditë dhe për punën me kohë të pjesshme do të përcaktohet në përputhje me orët e punës. Synimet fillestare të qeverisë ishin me kompensimin me 24 leva të ndihmohen afro 50 mijë njerëz nga aktivitetet ndihmëse në arsim, operatorët turistikë dhe restorantet.
Në farmacitë mungojnë vetëm disa barna, sipas Veselin Mareshkit
Nuk ka mungesë të shumë medikamenteve në farmacitë, deklaroi për BNR deputeti Veselin Mareshki. Sipas tij, në treg mungojnë vetëm barna të caktuara. Në cilësinë e tij si një biznesmen i madh në fushën farmaceutike, ai deklaroi, se dega ka reaguar shpejtë për të siguruar medikamentet që mungonin. Në lidhje me masat për frenimin e epidemisë Veselin Mareshki tha, se të ashtuquajturat korridore të gjelbra, ku kanë të drejtën të bëjnë pazar në ushqimoret dhe farmacitë vetëm të moshuarit nuk janë efektive. Ai tha, se nuk duhet të lejohet mbyllja e shtetit, sepse do të goditet rëndë biznesi.
Do të vaksinohemi kundër koronavirusit më së shpejti në mars
Sasitë e para të vaksinës së “Pfizer” ka shumë të ngjarë të arrijnë tek ne gjatë dhjetorit, njoftoi për TV Nova dr. Rumen Hiçev, udhëheqës i një grupi në Shtabin e krizës pranë Ministrisë amerikane të shëndetësisë. Për shkak të “sfidave teknologjike” mjeku pret që ky proces do të kërkojë gati tre muaj. “Afati realist gjatë të cilit vaksina do të arrijë tek më shumë përdorues, është fundi i marsit”, nënvizoi ai. Dr. Rumen Hiçev rekomandoi që njerëzit të vaksinohen. “Mbi 90% është një përqindje e mrekullueshme e suksesit dhe nëse aplikohet në mënyrë masive, problemi me pandeminë duhet të zgjidhet”, tha gjithashtu specialisti.
Tre mjekë nga Grupi Parlamentar i PSB do të mjekojnë pacientë me Covid në provincë
Deputetë mjekë nga “PSB për Bullgarinë” do të ndihmojnë në mjekimin e pacientëve me koronavirus në spitalet në Shumen dhe Svishtov. “Pasi kuptuam, se në spitalin në Svishtov nuk ka asnjë mjek në repartin për Covid, vendosëm të ndihmojmë”, shkroi në profilin e saj në Facebook liderja e PSB Kornelija Ninova. Për në këto spitale nesër nisen prof. Georgi Mihajllov, dr. Ilijan Timçev dhe dr. Desisllav Taskov.
Njerëzit “vetëmjekohen” me antibiotikë
"Është shqetësuese që shumica e njerëzve ende nuk besojnë në praninë e infeksionit të koronavirusit", tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov në Shumen pasi vizitoi një spital lokal. Gjëja e dytë shqetësuese, sipas tij, është se njerëzit po marrin antibiotikë në masë dhe vetëmjekohen pa nevojë. "Pasojat afatgjata do të jenë jashtëzakonisht serioze, sepse do të krijojmë shtame shumë rezistente që nuk do të jemi në gjendje t'i kontrollojmë në asnjë mënyrë," theksoi Kostadin Angelov.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Në SHBA po afrohen zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilave do të ketë një ndikim të rëndësishëm në shkallë globale. Lidhur me këtë rast Agjencia e Sondazheve “Gallup International” bërë një anketim në 43 shtete rreth qëndrimeve ndaj Donald..
Fenomeni i votimit me opsionin “Nuk mbështes askënd” po rritet – 82 618 persona e zgjodhën në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit 2024. Për krahasim – në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, me “Nuk mbështes askënd” votuan 47 749 persona. Në një..
Pas marrjes parasysh të të gjitha protokolleve sektoriale, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit ishte 38,94%, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Numri mund të ndryshojë pas rinumërimit. Sipas informacioneve të..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..