Për 5 qendrat më të ngarkuara si rezultat i pandemisë – Sofja, Bllagoevgrad, Pllovdiv, Burgas, Shumen, u krijua një organizatë për të rritur kapacitetin spitalor dhe për të përfshirë specializantë. Këtë e tha ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov në mbledhjen e sotme qeveritare, njoftoi BNT.
Sipas ministrit Angellov mungesa e ilaçeve të caktuara në farmacitë u shkaktua si rezultat i blerjes së tepruar.
Sipas kryeinspektorit shtetëror shëndetësor docent Angell Kunçev nuk është i domosdoshëm testim në masë sepse kjo do të jepte një pasqyrim moment të situatës, e cila ditën e nesërme do të jetë krejt e ndryshme.
Përsa i përket testeve të antigjenit u vu në dukje se shfrytëzimi i tyre është i përshtatshëm kur sasitë e testeve PCR janë të kufizuara ose në testimin e kolektivave më të mëdha.
Kryeministri Bojko Borisov theksoi se shtetasit duhet të vazhdojnë të respektojnë parimet e afirmuara pra dezinfektim, distancë, disiplinë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..