3519 janë rastet e reja të koronavirusit që u zbuluan në Bullgari për 24 orët e fundit nga 7934 PCR teste të realizuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.
Rastet e konfirmuara që nga fillimi i pandemisë janë 101 770 të zbuluara nga 864 550 PCR teste.
Kështu kalohet barriera psikologjike nga 100 000 raste të koronavirusit të identifikuar që nga fillimi i pandemisë në vend.
Rastet aktive janë 69 171.
Në spital ndodhen 5353 pacientë, prej tyre 288 në reparte intensive.
152 veta me koronavirus vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. Me ta numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i epidemisë bëhet 2282 veta.
942 janë të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit dhe kështu numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin 30 317.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..