Bullgaria përkrah negociatat e Shqipërisë për aderim në BE, sepse ajo plotësoi pjesën dërmuese nga kushtet e domosdoshme.
Mirëpo, në momentin e tanishëm vendi nuk mund të përkrahë kornizën negociuese për anëtarësim evropian të Maqedonisë së Veriut.
Këtë e tha në një brifing në Ministrinë e Punëve të Jashtme zëvendës kryeministrja dhe ministre e jashtme Ekaterina Zaharieva pas mbledhjes së sotme video të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, në të cilën u diskutua zgjerimi.
Motivi për këtë është se projekti i propozuar nuk pasqyron kërkesat bullgare, e pikërisht respektimin e formulës për gjuhën – “gjuhën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, dhe jo “gjuhën maqedonase”; hartën udhërrëfyese për zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nga 2017 dhe të Marrëveshjes së Prespës dhe një tekst të qartë se pretendimet për pakicë maqedonase në Bullgari nuk do të mbështeten në asnjë formë.
Ministrja Zaharieva tha se Bullgaria është e hapur për bisedime, por kjo kërkon edhe bashkëpunim nga ana e Maqedonisë së Veriut. Ajo vuri në dukje se parimet e fqinjësisë së mirë duhet të aplikohen në praktikë, jo vetëm të figurojnë në tekste.
Ministrja Zaharieva tha se i ka informuar kolegët për bisedimet midis Sofjes dhe Shkupit dhe falënderoi për përpjekjet e presidencës gjermane.
Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..
Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...
Kabineti i dytë zyrtar, i kryesuar nga Dimitër Gllavçev, u betua para Kuvendit Popullor. Detyra kryesore e ekipit të ministrave në detyrë do të jetë sërish mbajtja e zgjedhjeve të ndershme, me votimin e radhës të parakohshëm parlamentar të planifikuar..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në..