Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve po bëhet një kërcënim global

Bullgaria të nisë Planin Kombëtar për Veprim kundër Rezistencës Antimikrobiale, rekomandoi përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tek ne

Foto: Pixabay

Shpërdorimi në masë me antibiotikë në kohën e pandemisë nga koronavirusi mund të çojë deri në katastrofë, të quajtur rezistencë antimikrobiale. Për këtë paralajmëroi shefi i zyrës bullgare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë doktori Skender Sila. Që sot deri më 24 nëntor po zhvillohet Java Botërore, e cila i kushtohet ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobiale dhe Covid-19.

Çdo vit rreth 700 mijë veta nëpër botë vdesin nga rezistenca antimikrobiale, tregojnë të dhënat e paraqitura. “Më në veçanti në momentin e tanishëm, kur bota ndodhet në kurthin e koronavirusit, nuk duhet të harrojmë as për nevojat tona të përditshme prej një ndihme mjekësore, as për kërcënimet e përhershme për shëndetin siç është rezistenca antimikrobiale”, nënvizoi doktori Skender Sila.

Shefi i zyrës bullgare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë citon të dhëna nga një studim sociologjik në disa vende evropiane, mes të cilave vetë shërimi me antibiotikë gjatë javës së kaluar kap midis 6 dhe 46% nga popullsia. Midis 79 dhe 96% prej njerëzve, të cilët kanë përdorur medikamentet, nuk kanë qenë të infektuar me koronavirus, derisa vetëm 8% kanë pasur një infeksion të rëndë nga Covid-19.

Një fakt tjetër mjaft shqetësues është se 72% nga pacientët me koronavirus janë të shëruar me antibiotikë, pavarësisht se vetëm tek 8% ka pasur një infeksion bakterial ose infeksion funginal. “Kjo praktikë jo vetëm do të çojë deri në rritjen e konsumit të paligjshëm të antibiotikëve në një përpjesëtim botëror, por dhe do të kontribuojë  për thellimin e problemit me rezistencën”, komenton doktori Skender Sila.  

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tek ne  rekomandoi që vendi ynë të verë në veprim Planin Kombëtar për veprim kundra rezistencës antimikrobiale. Sipas inspektorit shëndetësor shtetëror doktor Angjell Kunçev plani është dashur të hyjë në veprim akoma gjatë vitit të kaluar, por probleme organizative me 20 departamentet e përfshira në të kanë vonuar fillimin e tij.

Angjell Kunçev alarmon se, në spitalet përdoren antibiotikët më të lirë, kurse në ndihmën para spitalore në masë përdoret vetë shërimi. Antibiotikët duhet të pihen vetëm kur janë të rekomanduar nga doktori, dhe të respektohen sasitë e caktuara nga mjeku si dhe afati i shërimit, rikujtoi inspektori shëndetësor.  

“Në qoftë se që nga ky moment deri në pranverë të gjithë njerëzit mbajnë maska përherë, do të shpëtohet jeta e 246 mijë vetave”, deklaroi doktori Skender Sila. Prandaj ai theksoi rëndësinë rëndësia e mbajtjes së distancës, larjes së duarve, shmangies së turmave, kontrollit të të karantinuarve. Skendel Sila  tha akoma se, është e rëndësishme që të bëjmë vaksinën kundra gripit, që të mund t’i shmangemi infektimit të kombinuar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë

Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas..

botuar më 24-06-28 5.31.MD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD