Me një sërë veprimtarish Trupat e Këmbësorisë shënuan festën e tyre – 19 nëntorin dhe përvjetorin e 135 nga fitorja më e lavdishme në historinë ushtarake të Bullgarisë, ajo te Slivnica.
Në respektim të masave kundërepidemike si çdo vit ushtarakët e komandës ndoqën gjurmët e heronjve që sakrifikuan jetën pranë Slivnica duke kaluar nga Sllivnica deri te Gurguljat dhe nderuan kujtimin e heronjve të Luftës Serbo-Bullgare të cilët mbrojtën Bashkimin e Bullgarisë nga viti 1885.
Para Monumentit të Kapitenëve në Slivnica dhe Panteonit të të Vdekurve pranë fshatit Gurguljat u bënë homazhe dhe u vendosën kurora.
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..