Përpara video konferencës së udhëheqësve të BE-së, Kryeministri Bojko Borisov foli në telefon me Kancelaren gjermane Angela Merkel, transmetoi BTA.
Ai falënderoi Presidencën Gjermane për arritjen e një marrëveshje me Parlamentin Evropian mbi Kuadrin e ardhshëm Financiar Shumëvjeçar dhe mbi Paketën e Rimëkëmbjes. Borisov shprehu shpresën që korniza financiare të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur nga Këshilli i BE-së, në mënyrë që vendet të mund të përdorin këto instrumente dhe burime financiare me kohë dhe në mënyrë të plotë në luftën kundër virusit dhe pasojave të tij. Kryeministri bullgar deklaroi se tani është koha t'u tregojmë qytetarëve tanë se ne mund të bashkohemi dhe të veprojmë së bashku.
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...