Sistemi bullgar i transportimit të gazit është i modernizuar dhe reversiv, me kompresorët më të mirë, në mënyrë që vendi ynë të transportojë gaz në të gjitha drejtimet. Kjo u njoftua nga Kryeministri Bojko Borisov, i cili inspektoi stacionin e kompresorit Rasovo përgjatë trasesë së Rrymës Ballkanike. Kompresorë të prodhuar nga një kompani amerikane do të instalohen në stacionet përgjatë trasesë. Si tubacioni i gazit dhe objektet e tij do të jenë pjesë e sistemit të transportimit të gazit të Bullgarisë, theksojnë nga qendra qeveritare e shtypit. Zbatimi i projektit është thelbësor për shndërrimin e vendit tonë në një qendër kryesore tregtare të shpërndarjes në rajon dhe në Bashkimin Evropian në tërësi.
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Më 6 nëntor, në Ekspozitën Arkeologjike të Muzeut Rajonal Historik – Burgas, hapet një ekspozitë në kuadër të 50-vjetorit të studimit arkeologjik të një varri të pasur të një aristokrateje në nekropolin e Anhiallos. Ekspozita mban titullin: “Kujtimet..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të konsiderueshme dhe në më shumë vende në Bullgarinë Lindore, dhe në Bullgarinë Qendrore pas mesditës. Në..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..