Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri bullgar shprehu ngushëllime për vdekjen e patriarkut Irinej

Foto: EPA/BGNES

Kryeministri Bojko Borisov dërgoi mesazh ngushëllimi Presidentit të Serbisë Aleksadër Vuçiq dhe Kryeministres serbe Ana Bërnabiq në lidhje me vdekjen e patriarkut serb Irinej, bëri të ditur qendra e shtypit e qeverisë.

“Kjo ngjarje e trishtuar  është një humbje e madhe jo vetëm për Kishën Ortodokse Serbe, por edhe për tërë popullin serb”, shkruan  Borisovi. Kryeministri bullgar kujton kontributin e patriarkut serb Irinej në forcimin  e bashkëpunimit midis feve të ndryshme në rajon, për të jetuar në paqe dhe mirëqenie. “Ai do të mbetet në kujtesën tonë si një klerik i lartë i respektuar”, shkroi ai në adresën e tij të ngushëllimit. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN vlerëson pritjet e rritjes së Bullgarisë në vitin 2026 si pozitive

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..

botuar më 25-11-25 10.31.PD

Bullgaria i bashkohet Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..

botuar më 25-11-25 5.55.PD

Bullgaria përparon në renditjen ndërkombëtare të gjendjes së mjedisit dixhital

Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..

botuar më 25-11-25 5.10.PD