Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pranimi në spitalet e Sofjes është rritur me 1300 veta për tre javë

Foto: BGNES

Për tre javë  numri i të shtruarve në spital në kryeqytet është rritur me mbi 1300 veta, njoftoi Kryebashkiakja Jordanka  Fandëkova për BNT. “Ky është një presion i madh ndaj sistemit tonë shëndetësor”, komentoi ajo, duke shtuar, se spitalet me shumë mundime ka arritur t’u japin mundësi njerëzve të mjekohen. Kryetarja e Bashkisë së kryeqytetit tha gjithashtu, se nuk duhet të lejomë përsëri rritje të ndjeshme të të shtruarve në spital, sepse sistemi shëndetësor nuk do t’ rezistonte një presioni të tillë. Duhet të mendohet për kthimin gradual  të nxënësve në shkollë, nëse situata e lejon këtë, theksoi ajo, por sqaroi,  se kjo nuk mund të bëhet njëkohësisht për të gjithë nxënësit. Nëse organizatorët nuk respektojnë masat, do ta mbyllim tregun e Krishtlindjeve  në Kopshtin e  kryeqytetit,  paralajmëroi  Fandëkova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sheshin Qendror të Plovdivit do të hapet një qytet i Krishtlindjeve

Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..

botuar më 25-11-27 5.40.PD

Parashikimi i motit për 27 nëntorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..

botuar më 25-11-26 7.35.MD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Moldavi / Facebook

Rajoni i Taraklia-s do të ruajë autonominë e tij

Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..

botuar më 25-11-26 5.52.MD