Për tre javë numri i të shtruarve në spital në kryeqytet është rritur me mbi 1300 veta, njoftoi Kryebashkiakja Jordanka Fandëkova për BNT. “Ky është një presion i madh ndaj sistemit tonë shëndetësor”, komentoi ajo, duke shtuar, se spitalet me shumë mundime ka arritur t’u japin mundësi njerëzve të mjekohen. Kryetarja e Bashkisë së kryeqytetit tha gjithashtu, se nuk duhet të lejomë përsëri rritje të ndjeshme të të shtruarve në spital, sepse sistemi shëndetësor nuk do t’ rezistonte një presioni të tillë. Duhet të mendohet për kthimin gradual të nxënësve në shkollë, nëse situata e lejon këtë, theksoi ajo, por sqaroi, se kjo nuk mund të bëhet njëkohësisht për të gjithë nxënësit. Nëse organizatorët nuk respektojnë masat, do ta mbyllim tregun e Krishtlindjeve në Kopshtin e kryeqytetit, paralajmëroi Fandëkova.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..