Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski nuk pret që gjatë javëve të ardhshme të arrihet marrëveshje me Bullgarinë, e cila të debllokojë rrugën e vendit të tij drejt BE, bëhet e qartë nga një intervistë e tij dhënë televizionit vendas. “Me politikën e saj aktuale Bullgaria tregon, se nuk mund të dalë nga koha e Todor Zhivkovit”, deklaron ai. Në lidhje me këtë eurodeputeti nga Partia Popullore Evropiane Andrej Kovaçev komentoi me ironi në Facebook fjalët e Presidentit të Maqedonisë së Veriut: “Lideri komunist Todor Zhivkov i ka detyruar të vetëdeklarohen si bullgarë personalitetet historike, që kanë jetuar shumë kohë para tij – mbreti Samuil, Grigor Përliçev, Dame Gruev, Goce Dellçev etj. Ndërsa në një intervistë për BNR korrespondenti shumëvjeçar i radios në Shkup Martin Minkov deklaroi, se mungesa e dialogut dhe mbetja e situatës së tanishme do të çoje në negative për qeverinë pragmatike të Kryeministrit Zoran Zaev.
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..