Shumica e bullgarëve shpresojnë në ndërhyrjen e institucioneve evropiane në problemet e brendshme të vendit, tregon një studim i agjencisë “Sova Haris” nga nëntori.
60% prej të anketuarve përkrahin konkluzionin kryesor të Parlamentit Evropian, se demokracia në Bullgari po përkeqësohet. Për 74% prej votuesve problemet sistematike në sistemin gjyqësor vazhdojnë dhe mungon transparencë në harxhimin e parave nga BE.
71% mendojnë, se ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve bëhen po thuaj në prag të zgjedhjeve të ardhshme. 72% shënojnë ndikimin në rritje të pushtetit në mediat publike dhe përhapjen e klientalizmit në ato private.
Ndryshimet klimatike ndikojnë fuqishëm në bujqësinë në Bullgari, përfshirë edhe prodhimin e duhanit. Prandaj kërkohen lloje që janë në gjendje të përballojnë verërat e thata dhe të nxehta. Së fundmi, Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit – 2010..
Nxënësit bullgarë kthehen me 4 medalje bronzi dhe një diplomë nderi nga Olimpiada Ndërkombëtare e Fizikës, e cila u mbajt këtë vit në Paris, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Mbi 400 nxënës nga 85 vende morën pjesë në konkursin..
Universiteti Mjekësor – Sofje është universiteti më i mirë në Bullgari, sipas renditjes Best Global Universities të U.S. News & World Report për vitin 2025 - 2026. Me 38.1 pikë, Universiteti i Mjekësisë – Sofje renditet i 1144-ti në botë dhe i..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT), që funksionon pranë Universitetit të Sofjes, do të jetë..
Një shfaqje ajrore mbresëlënëse do të shoqërojë festivalin legjendar të hiteve të viteve ’90 – SPICE Music. Spektakli ajror organizohet për herë të parë..