Që nga 1 janari pensioni minimal bëhet 300 leva(153 euro).Këtë e vendosën deputetët, duke miratuar Buxhetin e Sigurimeve Shoqërore të Shtetit për 2021.
Parlamenti miratoi gjithashtu buxhetin e Arkës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore për vitin e ri. Arka do të ketë 5.3 miliardë leva (2.7 miliardë euro).
U votuan gjithashtu shtesat që mjekët do të marrin në pagat e tyre në kushtet e pandemisë Covid-19. Nëse paga mujore e një mjeku është më e vogël se 5000 leva (2556 euro), ai do të marrë 600 leva (307 euro) shtesë. Shtesat për infermieret janë 360 leva (184 euro) dhe për sanitarët - 120 leva (61 euro).
Opozita e kritikoi qeverinë për rezervën e thesarit në shumën prej 0 leva.
Paga minimale nga viti i ardhshëm do të jetë 650 leva (332 euro), vendosi parlamenti. I tillë do të jetë pragu minimal i sigurimit.
Pragu maksimal i sigurimit mbetet i pandryshuar - 3000 leva (1534 euro),gjë për të cilën u kundërshtuan nga e majta.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..