Shtabi Operativ Kombëtar rekomandoi një bllokim, i cili të qetësojë ritmin e rritjes së epidemisë në Bullgari dhe presionin mbi sistemin shëndetësor. Sondazhet sociologjike tregojnë se shqetësimi mes bullgarëve i lidhur me koronavirusin po rritet. Njerëzit shqetësohen se në qoftë se sëmuren, nuk do të ketë se kush t’i shërojë dhe nuk do të marrin ndihmë adekuate. 41% nga qytetarët bullgarë shprehin shqetësim, se nuk mund të blejnë ilaçe, tregon sondazhi i Agjencisë “Trend”.
“Ajo të cilën po e dëgjojmë nëpër mediat se mjekët familjar nuk i ngenë telefonat, njerëzit nuk mundin të arrijnë deri në spital, nuk ka sesi të mos çojë deri në një tension në shoqëri”, komenton politologjia Evelina Sllavkova nga Agjencia Sociologjike “Trend”. “Por, në të njëjtën kohë, anketimi na tregon se, shqetësimet ekonomike akoma po e kalojnë frikën nga koronavirusi dhe pamundësia e njerëzve të mund të trajtohen. Frika të mbeten pa punë dhe pa para është më e madhe se frika nga vdekja”.
“Shoqëria bullgare është shumë e ndarë dhe politikanët pranojnë më tepër këtë pjesë, e cila shqetësohet ekonomikisht. Në qoftë se gjatë muajit prill 55% nga shoqëria ka qenë të mendimit se, duhet të jemi të mbyllur, kjo pjesë gjatë muajit nëntor është 12% përkundër sfondit të çdo gjëje, të cilën e shohim në hapësirën publike.”
Politologu docenti Boris Popivanov komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare se kjo mund të bëhet e rrezikshme, sepse një është qëndrimi i njerëzve, kurse gjë tjetër - përshtatshmëria e masave nga pikëpamja mjekësore dhe ekonomike:
“Një pjesë e madhe nga njerëzit në Bullgari nuk kanë rezerva financiare, që të mund të planifikojnë muaj pa të ardhura ose me të ardhura jo të sigurta. Prandaj shqetësimet për mbijetesën e tyre personale, në kuptimin më të përditshëm, janë jashtëzakonisht të larta dhe në mënyrë fare të kuptueshme e tejkalojnë frikën nga vet sëmundja, sado kjo të jetë e frikshme. Në këtë situatë më mungon shumë qëndrimi njerëzor i drejtuesve ndaj shoqërisë bullgare.”
Reagimet kundrejt antikovid masat në shoqërinë bullgare kanë dhe anë tjetër, mendon politologu. “Konsumojmë pasojat nga besimi i shembur i qytetarëve në përshtatshmërinë e një politike shtetërore e cila t’iu përgjigjet frikës së tyre dhe t’i sjellë stabilitet. Njerëzit nuk besojnë në asgjë , që aty lindin konspiracionet dhe mosgatishmëria për t'u besuar autoriteteve kompetente mjekësore. Kjo mungesë besimi në përshtatshmërinë e politikës tani bie shumë rëndë dhe mbivendoset mbi shqetësimet ekonomike dhe është një goditje e rëndë mbi sistemin shëndetësor, i cili shumë vështirë i reziston presionit”.
A është qeveria në Bullgari në gjendje të imponojë vendime të vështira, jo tradicionale?
“Shumë vështirë. Akoma pas bllokimit të parë kemi komentuar se, në rast të një përpjekjeje nga ndonjë parti në pushtet të mbyllë përsëri shtetin do të kemi protesta të njerëzve pa punë, të cilët nuk mund të përballojnë shpenzimet e tyre komunale dhe shumë protesta të industrisë” - prognozon Evelina Sllavkova.
Politologët e sqarojnë situatën me zgjedhjet parlamentare të cilat po afrojnë në vend.
“Përsëri fillon të mbretërojë apatia në shoqërinë bullgare, e cila pengon kërkimin e varianteve për një rrugëdalje nga kjo situatë - thotë Boris Popivanov. Në këtë situatë relativisht kaotike /në të cilën masat ndjekin qëndrimet e njerëzve/, përfundon procedura mbi votimin e buxhetit të shtetit për vitin 2021. Ky mbase është buxheti, i cili ka tërhequr më pak vëmendjen shoqërore dhe vëmendjen e mediave. Në të çështjet kryesore buxhetore zëvendësohen me deklarata sesi një ose tjetër grup do të marrë një shumë konkrete. Sigurime sipërfaqësore që vështirë se do të na japin një perspektivë afatgjatë për të menduar për ekzistencën tonë normale gjatë vitit 2021. Ky është një problem rrënjësor i situatës politike në këtë moment. Sikurse politikanët në Bullgari, jo vetëm drejtuesit, nuk kanë një qartësi se çfarë të bëjnë dhe si t’i shmangen kësaj dileme jo të këndshme: shëndet ose ekonomi”.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..