Vdiq këngëtari i famshëm botëror i operës Kamen Çanev, njoftoi BNR-Stara Zagora. Çanev u diagnostikua me Covid-19 dhe u shtrua në spitalin në Stara Zagora për trajtim. Pas shtrimit në spital, miqtë e këngëtarit kërkonin urgjentisht plazmë rekonvalescente të gjakut për kurimin e tij.
Çanev ishte tenori më i suksesshëm bullgar me karrierë ndërkombëtare. Ai ishte solist në Operën dhe Baletin Kombëtar - Sofja dhe në Operën e Pragës, Republika Çeke. Kamen Çanev ka interpretuar repertorin kryesor për tenorë në Bullgari dhe në skenat kryesore të operës në Evropë, Azi dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë këtu Operën Shtetërore të Vjenës dhe Arena Di Verona.
U prehtë në paqe!
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...