Ambasadori bullgar në Kosovë Hristo Guxhev nënshkroi dy marrëveshje për zbatimin e projekteve në përkrahje të organizatave të bashkësive bullgare me vetëdije bullgare. Ato do të zbatohen nga dy organizata joqeveritare – “Bullgarë të Bashkuar në Kosovë” dhe “Shoqata kulturore iluministe e bullgarëve në Zhupë, Podgora dhe regjion”. Marrëveshjet u nënshkruan nga ana e dy organizatave, përkatësisht nga kryetarët Rasmin Hamza dhe Sejfia Osmani.
Projektet realizohen në lidhje me një vendim të Këshillit të Ministrave për zbatimin e Programit për përkrahje të organizatave të bashkësive bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe në Republikën e Moldavisë, si dhe të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare.
Më herët këtë muaj Ambasadori Guxhev u takua me bashkësinë bullgare në Kosovë. Me ftesë të dy shoqatave të lartpërmendura, të cilat e përfaqësojnë, ai vizitoi rajonin e Prizrenit.
Guxhev u dhuroi kryetarëve të shoqatave pako me maska dhe mjete të tjera mbrojtëse në ndihmë të bashkësive bullgare në luftimin e koronavirusit dhe shqyrtoi me mikpritësit drejtimet kryesore të politikës së jashtme bullgare sa i përket Kosovës dhe përkrahjen e shtetit tonë ndaj bashkësive bullgare ne regjion.
Informacioni është i MPJ-së bullgare.
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..