Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Najden Todorov: “Rezultati i mirë vjen vetëm kur talenti është i gërshetuar me disiplinë”

Foto: BGNES

Drejtori i Filarmonisë së Sofjes Najden Todorov u kthye nga Stambolli, ku drejtoi një koncert të orkestrës së Filarmonisë “Borusan” me soliste violinistja virtuoze Midori.

“Jam shumë i lumturuar nga kontakti im personal me Midorin dhe për këtë se ajo premtoi të vijë në Sofje dhe të ekzekutojë me Filarmoninë e Sofjes, e cila meriton të punojë me më të mëdhenjtë”, tregon Najden Todorov në një intervistë të dhënë për Radio Bullgarinë. “Kudo unë mësoj nga situata aty për aty dhe pas kësaj mundohem që ta aplikoj tek ne - shton ai. E mira në art është se asnjëherë nuk ka një kufi të sipërm, gjithmonë diçka mund të bëhet edhe më mirë .”

Koncerti në Stamboll ka qenë pa publik në sallë, por është transmetuar live në radio, televizion dhe online. Interesantja është se pas transmetimit ngjarja është zhdukur nga internet hapësira. “Mbase kjo është një pjesë nga imazhi, i cili krijohet për orkestrën-që të dinë njerëzit se kur kjo orkestër ka koncert, ky është një moment i veçantë, special, i cili nuk ka sesi të përsëritet”, komenton Najden Todorov.

Ai është i mahnitur nga disiplina e muzikantëve njëri ndaj tjetrit, si dhe ndaj atij vetë.

“Në momentin, në të cilin e afrova pultin e dirigjentit, në orkestër u bë një qetësi e madhe. Kjo pak më çoroditi, sepse nuk jam mësuar me një disiplinë kaq të fortë - tregon Todorov. Që nga momenti i parë i takimit tonë muzikantët reaguan ndaj meje me një respekt të fortë dhe ky nuk është një respekt ndaj Najden Todorov, por një respekt ndaj pozitës së dirigjentit.

Dhe kjo është diçka të cilën ne në Bullgari, akoma shumë gjatë duhet ta mësojmë, mendon Najden Todorov. Muzikantët tanë janë jashtëzakonisht të talentuar, gjë e cila nuk është e detyrueshme të përmendet vetëm në kuptimin pozitiv. Sepse, duke qenë muzikantë jashtëzakonisht të talentuar, ata kanë mendim mbi çdo një çështje dhe shumë shpesh i lejojnë vetes të apostrofojnë dirigjentin - diçka, e cila kudo nëpër botë është gjë absurde. Unë jam i lumtur se punoj me një orkestër, i cili ka njëfarë qëndrimi ndaj pozitës së dirigjentit. Madje, edhe kur ai nuk është i pëlqyer, kjo nuk tregohet, derisa të kalojë koncerti”, tregon me buzëqeshje Najden Todorov. Sipas fjalëve të tij, rezultati i mirë vjen vetëm kur talenti është i gërshetuar me disiplinë.

“Kur ka njerëz, të cilët kanë talent, dinë sesi dhe duan t’i bëjnë gjërat, janë të disiplinuar në procesin e krijimit, atëherë krijohet...Shembuj për këtë janë Filarmonia e Berlinit, Filarmonia e Vjenës, Filarmonia e Nju Jorkut, është kategorik drejtuesi i filarmonistëve  bullgarë dhe përgjithëson: “Unë kam një mendim shumë të lartë për Filarmoninë e Sofjes, por, në të njëjtën kohë, i jap llogari vetes se një orkestër, një institucion, nuk ka sesi të jetë i izoluar nga shoqëria, në të cilën jetojmë. Vet filarmonia e Sofjes është një pasqyrë e vogël e shoqërisë sonë. Shpresoj që kjo pasqyrë është pozitive.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe Bulphoto


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD

Krasimir Karailiev nga Bratislava: Duhet ta mbrojmë Bullgarinë dhe t'ia tregojmë botës

Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..

botuar më 24-04-06 11.00.PD