Drejtori i Filarmonisë së Sofjes Najden Todorov u kthye nga Stambolli, ku drejtoi një koncert të orkestrës së Filarmonisë “Borusan” me soliste violinistja virtuoze Midori.
“Jam shumë i lumturuar nga kontakti im personal me Midorin dhe për këtë se ajo premtoi të vijë në Sofje dhe të ekzekutojë me Filarmoninë e Sofjes, e cila meriton të punojë me më të mëdhenjtë”, tregon Najden Todorov në një intervistë të dhënë për Radio Bullgarinë. “Kudo unë mësoj nga situata aty për aty dhe pas kësaj mundohem që ta aplikoj tek ne - shton ai. E mira në art është se asnjëherë nuk ka një kufi të sipërm, gjithmonë diçka mund të bëhet edhe më mirë .”
Koncerti në Stamboll ka qenë pa publik në sallë, por është transmetuar live në radio, televizion dhe online. Interesantja është se pas transmetimit ngjarja është zhdukur nga internet hapësira. “Mbase kjo është një pjesë nga imazhi, i cili krijohet për orkestrën-që të dinë njerëzit se kur kjo orkestër ka koncert, ky është një moment i veçantë, special, i cili nuk ka sesi të përsëritet”, komenton Najden Todorov.
Ai është i mahnitur nga disiplina e muzikantëve njëri ndaj tjetrit, si dhe ndaj atij vetë.
“Në momentin, në të cilin e afrova pultin e dirigjentit, në orkestër u bë një qetësi e madhe. Kjo pak më çoroditi, sepse nuk jam mësuar me një disiplinë kaq të fortë - tregon Todorov. Që nga momenti i parë i takimit tonë muzikantët reaguan ndaj meje me një respekt të fortë dhe ky nuk është një respekt ndaj Najden Todorov, por një respekt ndaj pozitës së dirigjentit.
Dhe kjo është diçka të cilën ne në Bullgari, akoma shumë gjatë duhet ta mësojmë, mendon Najden Todorov. Muzikantët tanë janë jashtëzakonisht të talentuar, gjë e cila nuk është e detyrueshme të përmendet vetëm në kuptimin pozitiv. Sepse, duke qenë muzikantë jashtëzakonisht të talentuar, ata kanë mendim mbi çdo një çështje dhe shumë shpesh i lejojnë vetes të apostrofojnë dirigjentin - diçka, e cila kudo nëpër botë është gjë absurde. Unë jam i lumtur se punoj me një orkestër, i cili ka njëfarë qëndrimi ndaj pozitës së dirigjentit. Madje, edhe kur ai nuk është i pëlqyer, kjo nuk tregohet, derisa të kalojë koncerti”, tregon me buzëqeshje Najden Todorov. Sipas fjalëve të tij, rezultati i mirë vjen vetëm kur talenti është i gërshetuar me disiplinë.
“Kur ka njerëz, të cilët kanë talent, dinë sesi dhe duan t’i bëjnë gjërat, janë të disiplinuar në procesin e krijimit, atëherë krijohet...Shembuj për këtë janë Filarmonia e Berlinit, Filarmonia e Vjenës, Filarmonia e Nju Jorkut, është kategorik drejtuesi i filarmonistëve bullgarë dhe përgjithëson: “Unë kam një mendim shumë të lartë për Filarmoninë e Sofjes, por, në të njëjtën kohë, i jap llogari vetes se një orkestër, një institucion, nuk ka sesi të jetë i izoluar nga shoqëria, në të cilën jetojmë. Vet filarmonia e Sofjes është një pasqyrë e vogël e shoqërisë sonë. Shpresoj që kjo pasqyrë është pozitive.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe BulphotoVendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..
Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..
Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...