Një projekt për monitorimin dhe analizën e ajrit i bullgarëve Dimitar Rangellov, Stanisllav Dimitrov dhe Emill Kirilov, zuri vendin e tretë prestigjioz në kategorinë Urban Mobility ("Lëvizshmëria Urbane") në një nga garat më të mëdha evropiane EIT Jumpstarter 2020.
Projekti AIRIO, i përpunuar nga tre bullgarët në bazë të inteligjencës artificiale, fitoi edhe çmimin e publikut për startup më të mirë. Projekti i tyre është më efikas sesa sistemet ekzistuese të monitorimit të cilësisë së ajrit. Në stacionet e tanishme mbulimi i monitorimit arrin 17% dhe vetëm 20% e të dhënave analizohen. Për AIRIO treguesit janë përkatësisht 80% dhe 92%.
Modulet AIRIO mund të vendosen në ndërtesa ose automjete. Ato disponojnë sensorë të shumtë që matin nivelin e dyoksidit të karbonit, të dyoksidit të squfurit, të ozonit, të grimcave të imëta të pluhurit, zhurmës dhe një sërë treguesish të tjerë.
Përveç matjes së cilësisë së ajrit, sistemi mund të sigurojë gjithashtu informacion për trafikun rrugor përmes të dhënave të vendndodhjes së automjeteve. Duke matur zhurmën nga makinat përreth, ai gjithashtu mund të analizojë se ku ka bllokim të trafikut. Duke i krahasuar treguesit e trafikut me ata të ndotjes, AIRIO mund të gjejë edhe lidhjen midis këtyre fenomeneve. Sistemi mund të zbulojë dhe analizojë ndotjet industriale - si ato të përhershme, në rajonin e ndërmarrjeve të mëdha, ashtu edhe ato të rastësishme.
Prandaj sistemi mund të përdoret jo vetëm nga organet dhe institucionet shtetërore dhe bashkiake, por edhe nga rrethet shkencore dhe akademike. Është i përshtatshëm edhe për qendrat kërkimore në fushën e ekologjisë dhe për kompanitë private.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: @EITJumpstarter“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..