Një projekt për monitorimin dhe analizën e ajrit i bullgarëve Dimitar Rangellov, Stanisllav Dimitrov dhe Emill Kirilov, zuri vendin e tretë prestigjioz në kategorinë Urban Mobility ("Lëvizshmëria Urbane") në një nga garat më të mëdha evropiane EIT Jumpstarter 2020.
Projekti AIRIO, i përpunuar nga tre bullgarët në bazë të inteligjencës artificiale, fitoi edhe çmimin e publikut për startup më të mirë. Projekti i tyre është më efikas sesa sistemet ekzistuese të monitorimit të cilësisë së ajrit. Në stacionet e tanishme mbulimi i monitorimit arrin 17% dhe vetëm 20% e të dhënave analizohen. Për AIRIO treguesit janë përkatësisht 80% dhe 92%.
Modulet AIRIO mund të vendosen në ndërtesa ose automjete. Ato disponojnë sensorë të shumtë që matin nivelin e dyoksidit të karbonit, të dyoksidit të squfurit, të ozonit, të grimcave të imëta të pluhurit, zhurmës dhe një sërë treguesish të tjerë.
Përveç matjes së cilësisë së ajrit, sistemi mund të sigurojë gjithashtu informacion për trafikun rrugor përmes të dhënave të vendndodhjes së automjeteve. Duke matur zhurmën nga makinat përreth, ai gjithashtu mund të analizojë se ku ka bllokim të trafikut. Duke i krahasuar treguesit e trafikut me ata të ndotjes, AIRIO mund të gjejë edhe lidhjen midis këtyre fenomeneve. Sistemi mund të zbulojë dhe analizojë ndotjet industriale - si ato të përhershme, në rajonin e ndërmarrjeve të mëdha, ashtu edhe ato të rastësishme.
Prandaj sistemi mund të përdoret jo vetëm nga organet dhe institucionet shtetërore dhe bashkiake, por edhe nga rrethet shkencore dhe akademike. Është i përshtatshëm edhe për qendrat kërkimore në fushën e ekologjisë dhe për kompanitë private.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: @EITJumpstarterVazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..