Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një projekt bullgar për monitorimin e ajrit fitoi çmim prestigjioz evropian

Foto: @EITJumpstarter

Një projekt për monitorimin dhe analizën e ajrit i bullgarëve Dimitar Rangellov, Stanisllav Dimitrov dhe Emill Kirilov, zuri vendin e tretë prestigjioz në kategorinë Urban Mobility ("Lëvizshmëria Urbane") në një nga garat më të mëdha evropiane EIT Jumpstarter 2020.

Projekti AIRIO, i përpunuar nga tre bullgarët në bazë të inteligjencës artificiale, fitoi edhe çmimin e publikut për startup më të mirë. Projekti i tyre është më efikas sesa sistemet ekzistuese të monitorimit të cilësisë së ajrit. Në stacionet e tanishme mbulimi i monitorimit arrin 17% dhe vetëm 20% e të dhënave analizohen. Për AIRIO treguesit janë përkatësisht 80% dhe 92%.

Modulet AIRIO mund të vendosen në ndërtesa ose automjete. Ato disponojnë sensorë të shumtë që matin nivelin e dyoksidit të karbonit, të dyoksidit të squfurit, të ozonit, të grimcave të imëta të pluhurit, zhurmës dhe një sërë treguesish të tjerë.

Përveç matjes së cilësisë së ajrit, sistemi mund të sigurojë gjithashtu informacion për trafikun rrugor përmes të dhënave të vendndodhjes së automjeteve. Duke matur zhurmën nga makinat përreth, ai gjithashtu mund të analizojë se ku ka bllokim të trafikut. Duke i krahasuar treguesit e trafikut me ata të ndotjes, AIRIO mund të gjejë edhe lidhjen midis këtyre fenomeneve. Sistemi mund të zbulojë dhe analizojë ndotjet industriale - si ato të përhershme, në rajonin e ndërmarrjeve të mëdha, ashtu edhe ato të rastësishme.

Prandaj sistemi mund të përdoret jo vetëm nga organet dhe institucionet shtetërore dhe bashkiake, por edhe nga rrethet shkencore dhe akademike. Është i përshtatshëm edhe për qendrat kërkimore në fushën e ekologjisë dhe për kompanitë private.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: @EITJumpstarter



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë krijuan një lojë me një robot virtual detar për të luftuar mbeturinat

Nxënës nga Burgasi bashkuan interesin e tyre për teknologjitë dhe mbrojtjen e natyrës, duke krijuar një lojë digjitale ku një robot detar simpatik mbledh mbetje plastike e letre nga deti virtual, duke kapërcyer valë ndotjeje dhe sfida ekologjike,..

botuar më 25-05-10 9.30.PD

Bullgari feston Ditën e Evropës apo Ditën e Fitores?

Dita e Evropës apo Dita e Fitores? 8 apo 9 maj? Përballemi vazhdimisht me tema që na ndajnë shoqërisht. Data aktuale, 9 maji – fitorja mbi Gjermaninë naziste më 1945 në Luftën e Dytë Botërore, gjithashtu shkakton debate çdo vit. Duhet të..

botuar më 25-05-09 2.30.MD
Papa Leo XIV

Bullgaria mirëpret Papën e sapozgjedhur Leoni XIV

Urime Papës së ri Leoni XIV! Le të punojë me mençuri dhe përkushtim për një botë më paqësore dhe dialog midis të gjithëve, shkroi kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov në "X" me rastin e zgjedhjes së kreut të ri të Vatikanit dhe të bashkësisë..

botuar më 25-05-09 9.11.PD