Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mijëra njerëz në Vietnam e mbajnë Bullgarinë në zemër

Hanoj
Foto: arkiv

Në fillim të vitit 2020 Bullgaria dhe Vietnami shënuan 70 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis tyre. Vendi ynë është një nga shtetet e para, pas Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, që zyrtarisht e njohu Republikën Demokratike Vietnam më 8 shkurt 1950. Që atëherë filloi dhe bashkëpunimi midis shteteve tona. Shumë bullgarë  kujtojnë akoma të kaluarën jo të largët, përpara vitit 1989, kur në Bullgari mësonin dhe punonin shumë vietnamezë. Përvetësimi i gjuhës bullgare fillonte akoma në Vietnam, ku i përgatisnin pedagogë bullgarë. Në vazhdim  të dekadave përmes shkollave të larta në Bullgari kanë kaluar mbi 30 mijë studentë vietnamezë, të cilët jo vetëm se nuk kanë harruar gjuhën bullgare, por dhe kanë akoma ndjenja të ngrohta dhe të mira ndaj vendit tonë. Mes tyre është docentja Tran Thi Minh Hoa, e cila sot është zëvendës rektore në Universitetin e Shkencave Sociale dhe Humane në qytetin Hanoj.

“Më fort kujtohem për pedagogët e mi të mirë dhe për shokët - vë në dukje në intervistën e saj të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare docentja Hoa. Në fillim më qe pak e vështirë të mësoj gjuhën bullgare, por munda të përfundoj arsimin tim të lartë me nderime, të vazhdojë në një shkallë më të lartë  dhe të mbroj disertacion. Pjesa më e madhe e njerëzve në Vietnam, të cilët kanë mësuar dhe kanë përfunduar studimet e tyre në Bullgari, janë shumë të mirë në sferën e vet . Disa arritën suksese të konsiderueshme  në shkencë, kurse të tjerë zënë poste të larta në qeveri, në administratë, nëpër organizata të ndryshme e kështu me radhë. madhe e të fortë në Vietnam e përfaqësuar nga ne.”

Sipas docentes Hoa, Bullgaria dhe Vietnami mund të zhvillojnë bashkëpunim në fusha të shumta, si turizmi, shkenca, kultura, arsimi. Posaçërisht në sferën e arsimit të lartë, mund të zhvillohen  programe të përbashkëta master dhe të tilla për doktorantë. Ka mundësi për specializime dhe këmbim pedagogësh.  

“Të dyja shtetet mundet të lidhin marrëveshje për studentë të përhershëm të doktoratës në gjuhën bullgare në universitete të ndryshme në Vietnam, si dhe në gjuhën vietnameze në Bullgari - vë në dukje akoma  zëvendës rektorja Hoa. Më e reja, mbi të cilën po punojmë  është një botim i përpunuar  i një fjalori bullgaro-vietnamez, i cili është në dy vëllime i cili është botuar nga Universiteti i Sofjes “Kliment Ohridski” gjatë viteve 1983-84. Fjalori është një pjesë e projektit „Improving the quality of foreign languages...” dhe është me përkrahjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.”

Në ekipin i cili përgatit botimin e ri të fjalorit është dhe profesori Stojan Burov, një nga pedagogët në gjuhën bullgare, i cili në fillim të viteve 80 të shekullit të kaluar i ka mësuar në Vietnam kandidatët për universitetet bullgare:

Stojan Burov

“Nga fjalori do të ketë një dobi të madhe, sepse ai do të ndihmojë të gjithë , të cilët e mirëmbajnë gjuhën e vet bullgare. Ka vietnamezë të shumtë, të cilët merren me shkencë, me kulturë. Fjalori do të jetë i dobishëm dhe në fushën e tregtisë, ekonomisë, të biznesit dhe më në veçanti në fushën e turizmit. Vietnami është një destinacion shumë interesant turistik - ka një vijë bregdetare shumë të gjerë dhe aty gjithmonë është verë. Vietnamezët janë njerëz shumë pragmatikë, kurse ideja të bëhen lektorata të përhershëm në gjuhën bullgare në Vietnam dhe në gjuhën vietnameze në Bullgari është shumë e mirë. Ky nuk është vetëm një mësim të gjuhës bullgare, por është një afrim deri tek kultura dhe lidhjet midis njerëzve”.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ukrainasit në Bullgari festuan Ditën e Pavarësisë

Komuniteti ukrainas në Bullgari festoi Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Me këtë rast, ndërtesa e Bashkisë së Sofjes u ndriçua me ngjyrat e flamurit ukrainas. "Ne e kemi festuar këtë ditë për të katërtin vit që nga fillimi i luftës. Është e..

botuar më 25-08-25 9.22.PD

"Klubet e shpëtimit për të ardhmen" ndihmojnë me sukses në raste fatkeqësish të ndryshme

Sipas statistikave të Agjencisë Ekzekutive për Pyjet, në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2024, në territorin e Bullgarisë ndodhën 7115 zjarre pyjore, që përfshin një sipërfaqe prej 926 940 dynymësh. Ende nuk ka të dhëna për numrin e zjarreve për..

botuar më 25-08-25 6.55.PD

Varietetet vendase të domateve do të prezantohen në kopshtin botanik në Budapest

Dita e Domates do të zhvillohet në fillim të shtatorit në Kopshtin Botanik të Budapestit, Hungari. Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në kryeqytetin hungarez. Qëllimi i aktivitetit, që do të mbahet më..

botuar më 25-08-23 6.55.PD